Bashkë me kryetarin e parë të Çairit dhe deputetin z. Izet Mexhitin, mbrëmë nga ish-kryetari i qytetit të Bursës, z.Rexhep Alltepe, shkupjan me prejardhje dhe qytetar nderi i Komunës së Çairit, pranuam si dhuratë librin e tij me titull “Bursa në viset ballkanike, 2004-2018”.
Në këtë vepër z.Alltepe shkruan mbi kontributin e qytetit të Bursës në Ballkan, konkretisht edhe në Komunën e Çairit. Mes rreshtave të kësaj vepre gjenden edhe restaurimet e monumenteve historike, por edhe prezantohen shumë aktivitete sociale e humanitare, që janë realizuar tek ne me përkushtimin e z. Alltepe.
Por, me z.Mexhiti edhe ne mysafirit nga Turqia i bëmë dhuratë të veçantë. Gjegjësisht i dhuruam fanellën e Kampionit tonë të 4-fishtë FC SHKUPI, sepse pikërisht ish-kryetari i Bursës z.Rexhep Alltepe ishte njeriu i cili vite më parë ndihmoi në momentet kyçe të riorganizimit në rrugën profesionale futbollistike të këtij Klubi, që është krenaria e secilit banorë të Çairit.