U akuzua pasi qeshi kur dha gol Milani, Acerbi i Lazios sqaron gjithçka

Francesco Acedrbi po kritikohet me të madhe nga tifozët e Lazios për reagimin e tij pas golit të dytë dhe të fitores së Milanit mbrëmë.

Marketing

Qendërmbrojtësi italian u akuzua nga tifozët pasi u pa duke buzëqeshur kur Rossoneri e shënuan golin e dytë në minutat shtesë, shkruan “Gazeta Express”.

Acerbi nuk e mbuloi si duhet Ibrahimovicin, i cili e shërbeu Sandro Tonalin, që shënoi për 2:1.

Tifozët u çmendën kur i panë xhirimet ku shihet përfaqësuesi italian duke qeshur pasi e pësoi golin.

Një gjë të tillë e bëri edhe shoku i tij i skuadrës, Marusic, i cili i shkoi tek fytyra duke i bërtitur atij.

Tifozët e Lazios madje po dyshojnë se futbollisti i tyre ia lëshoi lojën Milanit, në bazë të komenteve të tyre në rrjetet sociale.

Kjo ishte një situatë e tensionuar, ndërsa tifozët ultras të Lazios e bojkotuan lojën në shenjë proteste për çmimin e lartë të biletave në “Stadio Olimpico”.

E pas lojës, gjithçka ka sqaruar vetë ish-futbollisti i Milanit, shkruan “Gazeta Express”.

“Mjaft më me këto akuza. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar dhe i nderuar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Unë bëra gabim në atë rast, e pranoj dhe kam kërkuar falje. Por, qeshja e sontme ishte histerike, për faktin se i humbëm dy pikë në mënyrë të pabesueshme, e jo pse isha i lumtur që pësuam gol. Nuk dua që asnjë tifoz ta mendojë këtë për mua”, ka thënë Acerbi.

Mbetet të shihet nëse tifozët e Lazios do t’ia falin Acerbit këtë veprim.