Bujar Osmani dhe Oliver Varhei nesër në Sofje, priten takime me Petkovin, Gençovskën dhe Radevin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot pasdite niset nga Berlini për në Sofje, përcjell TV21. Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhei gjithashtu nesër do të jetë në Sofje.

Marketing

Për momentin nuk janë të qarta axhendat e sakta dhe takimet që do të kenë. Varhei do të takohet me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e jashtme Teodora Gençovska.

Kujtojmë se një nga prioritetet e deklaruara të Presidencës aktuale franceze me BE-në është gjetja e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.