VMRO-DPMNE thirrje Qeverisë që të plotësojë kërkesat e mësuesve( VIDEO)

VMRO-DPMNE edhe sot ka reaguar për grevën në arsim, përcjell TV21. Zëdhënësja e Marija Miteva tha se pushteti nuk arriti përmes presionit të ndërpres grevën e SAShK-ut, si rrjedhojë sipas tyre është shpikur i ashtuquajturi dialogu social, që sipas tyre ka për qëllim mashtrimin e mësimdhënësve.

Marketing

“Shantazhet, presionet dhe kërcënimet e qeverisë nuk patën sukses për ta thyer grevën e SAShK-ut, ndërsa tani përmes sindikalistit të preferuar Darko Dimovski shpiket dialogu social me çka mundohen të mashtrojnë mësimdhënësit, profesorët dhe edukatorët. I bëjmë thirrje Qeverisë që të plotësojë kërkesat e mësuesve që janë në grevë të përgjithshme prej më shumë se dy javë dhe që nxënësit të kthehen në shkollë”, tha Miteva.