EVN Maqedoni fitoi shpërblim për praktika të mira në fushën “Siguria dhe shëndeti në punë në vitin 2021”. Kompania e fitoi vendin e parë në kategorinë “Veprimtari administrative” për menaxhimin e suksseshëm të Korona virusit dhe mbrojtjen e punonjësve në kushte të pandemisë, si dhe realizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut.
U shpërblyen iniciativat e EVN për organizim të vaksinimit të punonjësve të interesuar, testimet e rregullta antigjen për punonjësit e pavaksinuar dhe punonjësit të cilët punojnë në pozita kyçe për mirëmbajtjen e rrjetit distributiv në nivel shtetëror. U shpërblye edhe aksioni i dhurimit të gjakut i cili u realizua në hapësirat e EVN Maqedoni në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.
Ndarja e çmimeve u organizua me rastin e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë – 28 Prill. Çmimet iu dhanë personave juridik më të mirë të cilët në vitin 2021 kontribuan realisht dhe profesionalisht në zhvillimin e tyre, duke investuar dhe zbatuar praktika të mira në punë të sigurta dhe të shëndetshme. Organizator i këtij eventi është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa çmimet së bashku i ndajnë Shoqata e Inxhinierëve të Mbrojtës “TUTELA” – Shkup, Shoqata për Mbrojtje në Punë e Komunës së Manastirit – Manastir dhe Shoqata për Siguri në Punë “28 Prilli” – Shkup.