Kovaçevski për Muhamed Zeqirin: Nuk toleroj askënd, pa dallim të përkatësisë politike

Nuk toleroj askënd, pa dallim të përkatësisë së tij politike dhe i qëndrojë kësaj. Në të njëjtën kohë kur u njoftua se ka hetim nga ana e Prokurorisë Publike, sekretari i Përgjithshëm dha dorëheqje, kjo në të njëjtën kohë u pranua dhe në seancën e ardhshme u emërua sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Marketing

Duke u përgjigjur pyetjes së parashtruar nga Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM-ja për rastin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zeqiri, kryeministri theksoi se në përputhje me seancën e 67-të të Qeverisë, sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë ka qenë i obliguar të sigurojë shërbime konsulente për përpunimin e studimit të fizibilitetit për re-organizimin e Postës dhe për këtë ta informoj Qeverinë.

Kryeministri Kovaçevski tha se Lefkov është përfaqësues i partisë politike që ka aktvendime për shoqërim kriminal dhe është sinonim për këtë, siç tha, krim dhe korrupsion.

“Këtë e vërtetojnë aktvendimet gjyqësore në të cilat janë të dënuar dhe të akuzuar funksionar të OBRM-PDUKM-së por edhe pranim të fajit para gjykatave maqedonase. Me vendime gjyqësore si për rastet “Titanik”, për “Parcelat në Vodno”, “Tanku” dhe shumë të tjera është konfirmuar se ekziston shoqërim, organizim të larjeve të parave, pasurim i paligjshëm përmes skemave “ofshore”, mashtrime zgjedhore, kriminalizim të procesit zgjedhor. Aktvendime gjyqësore tani më ka për rastin “Fortesa”, për përgjime masive dhe shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Kovaçevski.

Tre sekretarë të OBRM-PDUKM-së, siç theksoi, kanë pranuar fajin dhe konfirmuar se kjo është bërë në parti.

“Për 11 vite OBRM-PDUKM-ja e ka falsifikuar vullnetin e qytetarëve dhe pikërisht përmes këtyre aktiviteteve”, tha Kovaçevski.