Skandaloze/ Arben Taravari ofendon rëndë Dritan Abazoviqin

Sekretari gjeneral i ASH dhe njëherit kryetar i komunës së Gostivarit, duke dashur të meret me politika të mëdhaja dhe duke mos u marrë me problemet dhe hallet e qytetarëve, ai gjithnjë mundohet që të bëj gafa të mëdha të cilat me raste lidhen edhe me përfaqësues të lartë edhe të vendeve fqinje, shkruan desk.al

Marketing

Kështu, sot Taravari është marrë pikërisht me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq të cilin edhe e ka ofenduar rëndë me postimin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i tij i fundit lidhet pikërisht me kryeministrin Abazoviq të cilin e ka quajtur vezir të madh derisa në anën tjetër punët nuk i ka mirë sepse shqiptarët atje ndihen të varfër dhe të përçarë njëkohësisht, duke aluduar në qeverinë e re në Podgoricë.

Ja postimi i Taravarit:

Perandoria osmane ka qenë Turqi edhe kur Veziri i madh ka qenë shqiptar, kurse shqiptarët përherë të varfër, të ndarë dhe të përçarë.