Ahmeti: Prekazi i fali Kosovës bijtë e saj

Prekazi i fali Kosovës shumë nga bijtë e saj në kauzën e drejtë të lirisë, në mesin e të cilëve në përvjetorin e 23-të të rënies së tij heroike kujtojmë me krenari Komandantin Ilaz Kodra, ka shkruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare ne Facebook.

Marketing

“Krah për krah me Adem dhe Hamëz Jasharin, Ilazi ishte ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pushka e të cilit vazhdoi të mbajë gjallë amanetin e tyre dhe të jetë zë i fuqishëm lirie.

Amanetin e tij për çlirimin e Kosovës dhe flakadanin e lirisë e mbajtën të pashuar shokët e UÇK-së për themelimin dhe ekzistencën e së cilës dha gjithcka nga vetja.
Atdhedashuria dhe vigjilenca e tij ushtarake ishte frymëzim për çdo luftëtar në betejat e lirisë dhe i tillë do të mbetet gjithmonë ndër ne kujtimi për të.

Lavdi veprës kombëtare të Ilaz Kodrës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”