Grubi: Të ruajmë përgjegjësinë morale, respektin dhe solidaritetin me njëri-tjetrin

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve Artan Grubi sot përmes profilit të tij zyrtar në Facebook u uron besimtarët e fesë islame Ramazan Bajramin.

Marketing

“Të nderuar besimtarë, në këtë ditë të bekuar të Bajramit kur ndjejmë atmosferën festive në shtëpitë tona, ju dërgoj urimet e sinqerta për agjërim dhe lutje të pranuara, shëndet dhe mirëqenie. Përkushtimi, përgjegjësia morale, fryma e respektit dhe e solidaritetit me njëri-tjetrin në muajin e Ramazanit janë bekime dhe mirësi që duhen ruajtur me përkushtim në jetën e përditshme. Qofshi gjithmonë të lumtur dhe në paqe me të afërmit tuaj!”, ka thënë Grubi në kartolinën e urimit.