Donaldi ishte personazhi më i përfolur gjatë rrugëtimit të tij në “BBV”.
Por ai përtej kësaj në qendër të vëmendjes ishte edhe pas mbarimit të “BBV”.
Së fundi ishte i ftuar në “Wake Up”, ai tha se ka gjëra që do të donte t’i bënte ndryshe dhe se çdo njeri gabon, pasi kjo ishte një eksperiencë e fortë për të dhe e pazakontë.
“Po, ka gjëra që do t’i kisha bërë ndryshe. Formati është i tillë. Në momentin që ti je 24 prë në 24 me kamera live, çdo njeri gabon. Ishte një eksperiencë shumë e fortë, nuk është një gjë e zakontë. Nuk është si të dalësh në një intervistë dhe të flasësh, t’i përgjigjesh pyetjeve. Ka edhe nga ata të ftuar që pyetjet i kanë marrë më parë dhe përgjigjet i kanë mësuar përmendësh. Unë i kam dhënë maksimumin dhe i kam marrë maksimumin BBVip. Ai format mua më qojnë në qendër të vëmendjes”, tha ai.
Gjithashtu për çmimin e madh ai tha që nuk është i mërzitur që nuk e ka fituar, për shkak se ka marrë dashuri të madhe nga njerëzit.
“Shiko, unë nuk jam i mërzitur që nuk fitova, por dashuria që kam marrë nga njerëzit është fitorja më e madhe”, përfundoi Veshaj