UEFA e ka përjashtuar Kombëtaren e Rusisë nga garat në Ligën e Kombeve për sezonin 2022/23, pas luftës në Ukrainë, shkruan Reporteri.net.
Vendimi është kumtuar pas mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv.
“Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe automatikisht do të renditet e katërta në këtë grup. Për rrjedhojë, ata do të bien në fund të fazës së grupeve dhe do të renditen në vendin e 16-të dhe të fundit të Ligës B”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit evropian.
Pjesë e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve është Kombëtarja e Shqipërisë, si dhe ajo e Islandës dhe Izraelit.
Me përjashtimin e Rusisë nga këto gara, Shqipëria tani ka gjasa edhe më të mëdha për ta fituar grupin dhe promovimin në Ligën A.