Një person në Francë është dënuar me dy muaj burgim, pasi pretendoi se ishte një lojtar i Paris Saint-Germain.
Gjatë një ndeshjeje të Kupës Gambardella, një person pretendoi se ishte pjesë e PSG U19, përcjell lajmi.net.
Si pasojë e këtyre veprimeve, bëhet e ditur se ai është dënuar me dy muaj burg nga autoritetet franceze.
Gjithçka kishte ndodhur më 14 dhjetor të 2021, por u bë e ditur më 28 prill kur edhe u mbajt seanca gjyqësore.
Një 28-vjeçar, i cili ka edhe 12 dënime, ishte fajtor pasi bëri gjumin dy netë në një hotel në Lisieux, dhe kishte një kosto prej 227.4 euro.