Burgu i Shutkës: “Grupi i Kumanovës” në grevë urie

Prej dje, të burgosurit e “Grupit të Kumanovës” kanë hyrë në grevë urie në burgun e Shutkës.

Marketing

Nga gjithsej 9 të dënuar deri në 15 vjet burg, në grevë urie janë 8 të dënuar. Ata kërkojnë që pasi kanë vuajtur gjysmën e dënimit me burg, t’u mundësohet e drejta për vizita familjare dhe lëshim në shtëpi gjatë fundjavës, e drejtë që u është mohuar deri më tani.

Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se nuk janë të njoftuar zyrtarisht se dikush në Burgun e Shutkës ka hyrë në grevë urie. Nga kjo drejtori megjithatë thonë se do të shqyrtojnë ankesat e tyre.