Gjykata i vazhdon paraburgimin Muhamed Zekirit

Ish-sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë edhe për 30 ditë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares.

Marketing

Avokati Aleksandar Trajkovski për A1On sqaroi që Zeqiri ka ofruar pasurinë e patundshme në vlerë rreth 280 mijë euro deri te Gjykata për t’u liruar nga paraburgimi. Një ofertë e tillë ishte refuzuar, ndërsa avokati ka paralajmëruar ankesë deri te Apeli.

Gjykata vlerësoi që prokurorja Katerina Kolareviq ka të drejtë kur paralajmëron që Zeqiri mund të arratiset.

Muahmed Zeqiri përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria ka hapur hetime në të cilat dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me të si të dyshuar se u ka ndihmuar janë edhe dy shtetas kroatë, për të cilët është caktuar edhe masa e paraburgimit, por pasi se janë të paarritshëm për forcat e rendit, masa do të hyjë në fuqi kur eventualisht të ndalohen.

Zeqiri dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni sekretar i përgjithshëm në Qeveri pas dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Bëhet fjalë për hetim në të cilin Prokuroria dyshon se sekretarin e Përgjithshëm se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.