Arrestohet 49 vjeçari nga Sllupçani, kjo është arsyeja

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, gjegjësisht rreth orës 13:00 zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria të dënuarin 49-vjeçar nga Sllupçani i komunës së Likovës. Personi me iniciale N.M. po kërkohej nga policia pasi ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burg për kryerjen e veprës penale të nenit 396 nga Kodi Penal, gjegjësisht për kryerjen e veprës penale “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësimi dhe trafikimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”

Marketing

“Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.