Grubi: Edhe një premtim i dhënë po bëhet realitet!

Zv/ krymeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se nxënësit e Bllacës së shpejti do të fillojnë procesin edukativo – arsimor në vendbanimin e tyre, pasi drejt përfundimit janë punimet për ndërtimin e shkollës së tyre fillore.

Marketing

Postimi i plotë:

Edhe një premtim i dhënë po bëhet realitet!

Nxënësit e Bllacës së shpejti do të fillojnë procesin edukativo – arsimor në vendbanimin e tyre, pasi drejt përfundimit janë punimet për ndërtimin e shkollës së tyre fillore.
Investimi në krijimin e infrastrukturës adekuate shkollore për arsim cilësor në çdo vendbanim është parakusht i rëndësishëm i të ardhmes së zhvilluar të vendit tonë.