Tifo-grupi i KF Shkëndija, Ballistët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se kanë ndarl 500 deri në 1000 bileta për tifo grupin e FC-Shkupit, Shvercerat. Nga ky tifo-grup thonë se tifozët duhet të vijnë në Tetovë dhe sigurojnë se do të përmbahen nga çfarëdolloj incidenti.
“Me të gjitha përpjekjet maksimale, me shtypje të pandalshme nga ana jonë, kemi siguruar nga kryesia klubit tonë 500 deri në 1000 bileta për tifogrupin mysafir “Shvercerat Shkup”. Ne kemi qenë qytet mikpritës nga koha e lashtë dhe sot e kësaj dite asnjë shqiptarë nuk është sulmuar në Tetovë nga ana jonë! Por edhe kurrën e kurrës nuk do të rrihet ndonjë shqiptarë, deri sa të jemi ne këtu të gjallë!”, thuhet në njoftimin e Ballistëve.