Mateus Frroku ishte sot i ftuar në emisionin “E Diell” ku u bë pjesë e rubrikës “Dielli apo Hëna”.
Ai u sfidua të thoshte emrin e një këngëtari shqiptar që është skandal dhe nuk di të këndoj.
Mateus tha emrin e Donald Veshajt.
“Një këngëtar që është skandal dhe nuk di të këndoj fare ama këndon, bën dhe koncerte…Donald Veshaj”, u shpreh ai.
Përgjigjja e tij nuk u prit mirë nga kolegët në studio, të cilët i dolën në krah Donaldit. Kujtojmë se Donaldi nuk e quan veten “këngëtar”.
Ai ka thënë se kënga e ndihmon të shprehë emocionet, por nuk synon të njihet si këngëtar.