Erik Ten Hag ka ndërprerë kontratën me Ajaxin gjashtë javë më herët dhe do të fillojë efektivisht punën në Manchester United nga dita e sotme.
Trajneri holandez do të arrijë sot në Manchester ku pritet të nis menjëherë planet e punës te skuadra angleze.
Madje raportohet se Ten Hag do ta përgatis skuadrën dhe do bëj taktikat për ndeshjen e fundit në Premierligë ndaj Crystal Palace.
Para bordit të skuadrës, ish-trajneri i Ajaxit do të prezantojë planin për blerjet e skuadrës në afatin kalimtar veror.
Raportohet se dy-tre futbollistë të Ajaxit aktual do të jenë kërkesë e tij për transferimin e tyre te United.