Sela: Ja hapat që duhet të ndjekë qeveria për tu siguruar qytetarëve bukën e gojës

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme ka folur për krizën që ka goditur Maqedoninë e Veriut. Sipas tij qeveria nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e kësaj krize, teksa parashtroi disa hapa të cilat qeveria duhet të ndjekë për përballimin e kësaj situate.

Marketing

Sipas Selës, shteti duhet të shkonte te bujqit dhe tu ofronte atyre materialin e parë për të mbjellë tokën në mënyrë që të siguronin bukën për qytetarët.

“Gjatë gjithë këtyre viteve është kapur sistemi. Do të vijojmë të kemi kriza. Demokracia është e pandarë me libralizmin. Prandaj ne do të përballemi me krizën, ne hymë nga kriza në krizë për shkak se prioritetet e qeverisë nuk janë me hap me kohën. Është gjëja më e lehtë të flasësh për luftën në Ukrainën, të flasësh për dimrin e vështirë që na pret.

Pikërisht pasojat kryesore që do të vërehen nga ky konflikt duhet të ishin llogaritur që do të vijnë një vit më pas. Një qeveri e përgjegjshme merr masa për të mos hyrë në krizën tjetër. Këto janë dy vendet që eksprotojnë grurin dhe ajo që pritet të ndodhë është mungesa prandaj dueht të marrë masa, mirëpo unë nuk kam dëgjuar asnjë masë nga ministri i bujqësisë. Minimumi që kjo qeveria duhet të bënte ishte nëse ka kapacitete RMV që të sigurojë bukën e gojës? Po ka. Shteti duhet tu shkonte bujqëve dhe tu ofronte derivat pa para që të mbillte tokën”, tha Sela