Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se nuk ka momente të reja në negociatat me Bullgarinë, duke theksuar se janë në pritje të konsolidimit të pozitave në qeverinë bullgare.
“Topi është në Bullgari dhe atje duhet të konsolidohen qëndrimet lidhur me atë se çka më tej. Ne e kemi thënë atë që kemi pasur në të gjitha takimet dhe madje e kemi zyrtarizuar në dokumente të ndryshme. Ne nuk po punojmë për ndonjë gjë të re nga ajo që kemi diskutuar deri më tani, por presim që Republika e Bullgarisë të ketë një qëndrim të konsoliduar në qeveri, për atë se çfarë do të bëjmë më tej”, tha Osmani.