15% rritje rrogash në arsim/ A do ta pranojnë pjesëtarët SHAShK-ut këtë marrëveshje?

Mbledhja e mbrëmshme disa orëshe mes MASH-it dhe SASHK-ut solli marrëveshje që prej në shtator të këtij viti mësimdhënësve në shkolla fillore e të mesme pagat t’u rriten për 15%.

Marketing

Kreu i SAShK-ut, Jakim Nedellkov, gjatë ditës me shkrim i ka njoftuar organet e sindikatës për arritjen e marrëveshjes me disa pika. Përveç rritjes prej 15%, është arritur marrëveshje edhe për pjesëmarrje në krijimin e buxhetit të pagave për punonjësit në arsim fillor dhe të mesëm për vitin 2023 i cili do të paguaj edhe pjesën tjetër të rregullimit prej të paktën 3.4% që do të filloj nga paga e janarit 2023, nënshkrimin e kontratave të reja kolektive më së voni deri në shtator si dhe pagesën e të punësuarve që ishin pjesë e grevës.

“Mendoj se anëtarët tonë do t’i pranojnë këto rekomandime nga ndërmjetësuese dhe se kjo do të qëndroj në marrëveshje e cila kuptohet fillimisht duhet të kaloj në organin vendimmarrës dhe këshilli I SASHKU-t të më autorizojë ta nënshkruaj këtë marrëveshje. Në kohën prej 10 ditësh të nënshkruhet marrëveshja”- Jakim Nedellkov, kryetar i SHAShK.

TV21 kontaktoi me kryetarin e SASHK-ut, i cili na tha se me organet e lartëpërmendura nuk do të takohen sot për shkak të angazhimeve të tjera juridike. Ai mendon se kjo marrëveshje do të pranohet nga të gjithë organet e sindikatës. E Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, mbrëmë pas mbledhjes tha se është arritur një marrëveshje ku pranohen disa nga kërkesat e SAShK-ut.

“Do të ketë rroga më të larta në sektorin e arsimi këtë gjë e kam thënë që në fillim që jemi futur në këto negociata, gjithashtu pas rritjes së pagave minimale të të punësuarve të arsimit, ne do të kemi një rritje të pagave duke filluar me pagesën e agave nga muaji shtator deri në 15% për të gjithë të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm”- deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Këtë marrëveshje e ka komentuar edhe kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski, i cili rritjen prej 15% e quajti minimale dhe ironizon kryeministrin Kovaçevski i cili marrëveshjen e quajti historike.

Me rritjen e pagës prej 15% i bie që rroga neto e mësimdhënësve në shkolla fillore të jetë 28,520 denarë, ndërsa në shkollat e mesme 29,743 denarë.