Si pasojë e të shtënave me armë një person është vrarë ditë më parë në Kaçanik.
Viktima në këtë rast ishte një 32 vjeçar. Pas ngjarjes, Policia e Kosovës është vënë në kërkim të të dyshuarve, por të njëjtit vazhdojnë të jenë në arrati.
Ditën e sotme, Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë bashkë me të dhënat e të dyshuarve në këtë rast, ku edhe është kërkuar ndihma e qytetarëve për informacione shtesë lidhur me vendodhjen e tyre, transmeton lajmi.net.
Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për vrasje e rëndë të Hasan Berishës.
Vrasja e rëndë ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik, përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. (M/K) dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B (M/K) i moshës 32 vjeçar.
Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA.
Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.