Osmani në seancën e 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot udhëton për në Torino, ku nga dita e nesërme do të merr pjesë në seancën ministrore të 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Në seancën ministrore, të kryesuar nga Italia do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të organizatës më të vjetër evropiane për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Marketing

Në seancë pritet të diskutohen disa tema aktuale, me fokus në pasojat e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, që ndër të tjera çoi në përjashtimin e Federatës Ruse nga Organizata në mars të këtij viti. Gjithashtu, në takim do të bëhet edhe pranim- dorëzimi i presidencës së Komitetit nga Italia në Irlandë për gjashtëmujorin e ardhshëm.

Në margjinat e sesionit ministror janë planifikuar disa takime bilaterale të MPJ Osmani me Ministrat e Jashtëm të Moldavisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Armenisë, si dhe Zëvendësministrin e Ukrainës, si dhe me përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës.