Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Vepritmtarinë Kërkimore-Shkencore Prof. Dr. Todor Serafimovski në kuadër të komunikimit dhe koordinimit të rregullt, sot realizuan takim të ri pune ku u bisedua për aktivitetet aktuale që të dy institucionet i ndërmarrin për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se qasja inkluzive është opsioni i vetëm dhe më i mirë për të siguruar vazhdimësinë e procesit të avancimit të edukimit akademik që u ofrohet qytetarëve nga institucionet e arsimit të lartë në vend dhe për zgjerimin e mundësive për projekte kërkimore dhe shkencore.
Në takim nga ministri u nënshkrua Rregullore e re për standardet dhe procedurat për vlerësimin e jashtëm dhe vetëvlerësimin, e cila me propozim të Këshillit Kombëtar, e miraton MASH-i.
“Vlerësoj se me këtë rregullore të re procedurat e vlerësimit të jashtëm dhe të vetëvlerësimit do të japin rezultate më objektive të cilat kanë rëndësi të madhe për krijimin e hapave të ardhshëm që edhe ne si institucione dhe vetë institucionet e arsimit të lartë, duke pasur parasysh autonominë e tyre në të gjitha aspektet, do të duhet të t’i ndërmarrim për të ngritur konkurrencën e sistemit të arsimit të lartë në shkallë më të lartë”, tha ministri Shaqiri.