Drejtoresha e DAP dhe nënkryetare e LSDM-së, Sanja Lukarevska në emisionin “360 Gradë” në Alsat ka folur për masën “TVSH-ja ime”. Ajo informoi se në bazë të masës “TVSH-ja Ime” te qytetarët në tremujorin e fundit kanë përfunduar 491,5 milionë denarë. E pyetur nëse kjo masë do të vazhdojë, Lukarevska u përgjigj:
“Absolutisht – po”… Unë mendoj se ajo i jep rezultatet. Konsideroj se është një nga masat më tërheqëse të miratuara nga kjo qeveri. Jo se e zbaton DAP, përkundrazi, e shohim interesin e qytetarëve. Kur përfundon një tremujor i caktuar, menjëherë telefonojnë, pyesin se kur do të bëhet pagesa e mjeteve nga TVSH-ja Ime”, tha Lukarevska.