Pak orë pas mbërritjes në Tiranë duket se tifozët holandezë të Feyenoord nuk janë mahnitur vetëm nga bukuritë e Shqipërisë, por edhe të vajzave shqiptare.
Gazetarja e Klan News në Shqipëri është hasur me një situatë të pazakontë pak përpara se të futej në raportim live, pasi një tifoz holandez i është afruar dhe e ka puthur në faqe.
Më pas i njëjti i kërkoi që të formojnë me duar një zemër.
E gjithë situata është pritur me humor nga gazetarja e cila megjithatë duket se u vu në siklet nga tifozi, shkruan tvklan.al.
Nesër në Shqipëri luhet finalja e “Conference League” mes Romës së Italisë dhe Feyenoordit të Holandës.