Sot është arrestuar tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Berisha, më mirë i njohur si Ballisti.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të tij në “Facebook”, shkruan “Gazeta Express”.
Në bazë të informatave, “Ballisti” u arrestua në pikën kufitare në Kukës.
![](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2022/05/Ballisti1-636x600-1-300x283.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/Ballisti1-636x600.jpg)
Tifozi që u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, nga ajo kohë ka pasur probleme me ligjin dhe nuk është bërë asnjëherë rehat.
Që nga ajo kohë, Serbia e kërkon ekstradimin e tij.
Lirimin e tij e ka kërkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.