Teksa nuk ka më dyshime për lidhjen e dashurisë së Robert Berishës dhe Laureta Maqedoncit, çifti ende nuk kanë postuar të ‘shumëpriturën’ fotografi të përbashkët në rrjete sociale.
Përgjatë kësaj periudhe, ata janë treguar të pandashëm nga njëri-tjetri.
Laureta e shoqëron thuajse në çdo angazhim Robertin.
Njëjtë ndodhi edhe mbrëmë kur këngëtari e kishte të paraparë një mbrëmje muzikore.
Personi i zemrës ka qenë aty. Bukuroshja bjonde me këtë rast ka publikuar edhe fotografinë e parë të Robertit.
Ajo ia ka shprehur dashurinë me një “emoji” zemër të bardhë duke e shkrepur një foto pas mesnatës teksa Roberti këndonte.
Iu shkoftë gjithmonë kështu! Plot dashuri për njëri-tjetrin.