Tronditëse! 9-vjeçarja qëllohet me armë zjarri, po luante me shoqet në oborrin e shtëpisë (VIDEO)

Mediet amerikane kanë publikuar videon e momentit kur një 9-vjeçare e cila po luante me shoqet e saj në oborrin e shtëpisë u qëllua papritur nga një armë zjarri.

Marketing

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Virxhinia të SHBA-ve.

Mësohet se vogëlushja po trajtohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në video duket një grup adoleshentësh që kalojnë para shtëpisë së vogëlushes pak para se të dëgjohen të shtënat.

Ndërsa menjëherë pas të shtënave duket momenti kur 9-vjeçarja bie për tokë dhe fillon të thërrasë të ëmën.

Të dyshuarit kryesorë për plagosjen e së miturës është grupoi i adoleshentëve që kaloi para shtëpisë së 9-vjeçares pak sekonda para të shtënave.

Marketing