Çitaku: E papërgjegjshme që Kurti tash e tri javë ndodhet jashtë Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për qëndrimin e tij jashtë shteti për disa javë me radhë.

Marketing

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vizita e Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të llogaritet si studimore dhe jo zyrtare.

“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje”.

“Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti. Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar Çitaku, transmeton KlanKosova.tv.