Zëvendëskryeministri Artan Grubi fton shqiptarët e Luginës ta mbështesin Shaip Kamberin

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës të gjithë ta përkrahin deputetin Shaip Kamberi që edhe njëherë të merr vend në Parlamentin e Serbisë.

Marketing

“Nesër Tërnoci ka zgjedhje. Vendvotimi numër 6-të do jetë kthesa e madhe e shqiptarëve të Luginës.

Ulësja e vetme e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë doemos duhet plotësuar, sepse Shaip Kamberi do të jetë zë i fuqishëm ashtu siç ka qenë deri më tani.

Andaj, ftoj të gjithë votuesit shqiptarë në këtë qendër votimi, që nesër të drejtohen masovikisht kutisë së votimit dhe mbështetjen e tyre ta japin për “Koalicionin e shqiptarëve në Luginë” dhe Shaip Kamberin” ka shkruar Grubi.