Gir: Ka shpresë për fillimin e bisedimeve

Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir ka thënë se ka shpresë se do të fillojnë bisedimet e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës franceze.

Marketing

“Suksesi është në interes të këtij shteti dhe të Shqipërisë, gjithsesi edhe të rajonit më të gjërë dhe vet BE-së”, ka deklaruar Gir në konferencën “Votat Bullgare për Evropën”.

Për Ballkanin Perëndimor ai tha se ky rajon i takon Evropës dhe se janë të bindur se është në interes të BE-së që të vazhdojë procesin e zgjerimit pa prolongime të mëtejshme.