Shaqiri: Përmes fushatës “mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ”e kemi modernizuar konsiderueshëm arsimin e mesëm profesional dhe e kemi rritur atraktivitetin e tij

Në pritje të regjistrimit në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2022-2023,i intensifikojmë aktivitetet promovuese për të prezantuar risitë dhe përfitimet e arsimit të mesëm profesional, me qëllim që të ngrisim ndërgjegjën për rëndësinë dhe dobinë e këtij lloji të arsimit dhe të tërheqim sa më shumë të rinj në shkollat e mesme profesionale. Këtë e deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në shkollat e mesme profesionale në Gostivar të cilët organizuan ditë të hapura për nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme, si pjesë e fushatës “mëso me mençuri , puno me profesionalizëm” qëllimi i i së cilës është avancimi i arsimit të mesëm profesional dhe promovim më të madh tek të rinjtë.

Marketing

Shaqiri i ka dërguar porosi të rinjve që të fokusohen në arsimin profesional dhe në regjistrimin e paraleleve duale , sepse, siç tha ai, ato ofrojnë mësimdhënie e modernizuar dhe interesante në mënyrë të konsiderueshme.

“Nga muaji shtator në vend do të kemi 227 paralele duale , ndryshe nga dy vitet më parë kur kishim vetëm 11, ose ndryshe nga ky vit në të cilin kemi 97. Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës “mëso me mençuri , puno me profesionalizëm ”të cilën po e zbatojmë në partneritet me Ambasadën Zvicerane dhe me projektin Arsim për Punësim. Në paralelet duale , mësimdhënia është më e fokusuar në praktikë edhe atë drejtpërdrejt në një nga 450 kompanitë e përfshira, kurse më pak mësohet teoria . Pra, në vend të teksteve, nxënësit më shumë merren me makineri ,me vegla dhe përdorimin e tyre, me menaxhimin e proceseve dhe të ngjashme”, theksoi Shaqiri.

Ai shtoi se nxënësit e paraleleve duale dalin të aftë dhe të përgatitur për t’u përfshirë në procesin e punës së kompanive menjëherë pas diplomimit, dhe kjo u mundëson atyre më shpejtë të bëhen më të pavarur ekonomikisht nga familja, ndërsa nga ana tjetër realizohet një qëllim strategjik i shtetit – ulja e papunësisë..

“Prandaj presim që këtë vit të rritet numri i nxënësve që do të zgjedhin arsimin e mesëm profesional. Ju përkujtoj se regjistrimet janë në mesin e muajit qershor dhe për herë të parë aplikimi për regjistrim në shkollën e mesme do tëzbatohet në mënyrë elektronike ”, e ka bërë të ditur Shaqiri, duke shtuar se kjo është një prej shërbimeve në arsim që Ministria e Arsimit. dhe Shkencës digjitalizon, me qëllim për të lehtësuar procesin e regjistrimit në arsimin e mesëm.

Shkolla teknike dhe e mjekësisë në Gostivar sot i njoftuan gjysëmmaturantët me programet mësimore që i ofrojnë, i informuan për kompanitë që do të përfshihen në përgatitjen profesionale të nxënësve të saporegjistruar, dhe i njoftoi me mundësitë për ndarjen e bursave në arsimin e mesëm, si dhe me mundësitë e punësimit pas përfundimit të shkollës.