Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Ohër u takua me fituesin e Çmimit Nobel për ekonomi, Poll Krugman, profesor në Universitetin Nju-Jork, i cili gjendet për vizitë disaditore në vendin tonë, ndërsa nesër do të mbajë fjalim në Forumin e dytë ekonomik dhe financiar të Shkupit.
Gjatë vizitës në Ohër, kryeministri Kovaçevski, së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, kanë pasur vizitë të përbashkët në disa pjesë të lokacioneve më të rëndësishme kulturore-historike në Ohër.
“Vizita e përmendoreve më të rëndësishme në Ohrin e lashtë ka filluar te Porta e Epërme dhe Kalaja e Samoilit, pas çka kryeministri Kovaçevski, ministri Besimi dhe nobelisti Krugman e kanë vizituar bazilikën e hershme ortodokse në afërsi të teatrit antik, pas çka vijoi njohja me karakteristikat më të rëndësishme të kishës “Shën Sofja” dhe njohja me arkitekturën e vjetër të qytetit në shtëpinë e familjes Robev, njoftojnë nga Qeveria.
Vizitën në Ohër, Kovaçevski, Besimi dhe Krugman, e kanë përfunduar me vizitë në spitalet kishtare “Shën Mëria” dhe “Shën Nikolla” te Porta e Poshtme.
“Kryeministri Kovaçevski, ministri i Financave Besimi dhe profesori dhe fituesi i Çmimit Nobel për ekonomi, Krugman, patën drekë pune, ku biseduan për temat në ‘Forumin ekonomik dhe financiar të Shkupit’, i cili këtë vit iu përkushtua temës ‘Mirëmbajtja e rritjes në kohë të pasigurisë dhe pas’”, kumtojnë nga Qeveria.