Fëmijët në çerdhe dhe nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme në Tetovë janë liaruar nga mësimi pas zjarrit që ka shpërthyer sot në një fabrikë, përcjell TV21. Zjarri ka ndotur ajrin dhe si rrjedhojë, rekomandohet që qytetarët mos të dalin pa nevojë në ambiente të hapura. Autoritete e komunës njoftuan se priten helikopterë të policisë për të shuar zjarrin, ndërkaq ndihmë është kërkuar edhe nga komunat tjera.