Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në fabrikën në hyrje të qytetit të Tetovës, cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm. – Advertisements – “Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë apelojnë qytetarët që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekur janë ata me sëmundje pulmonare dhe sëmundje të zemrës, të cilët duhet të qëndrojnë sot në shtëpi dhe të ndjekin raportet për cilësinë e ajrit Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht N95”, thonë nga QMK. Nga QMK apelojnë që dritaret dhe dyert e shtëpive të mbahen të mbyllura. “Në orën 12:00 në vendngjarje ka mbërritur ushtria me një Hammer me 13 ushtarë, ndërsa në terren janë edhe 80 ushtarë nga kazerma e Tetovës me pajisje dhe makina për shuarjen e zjarrit”, thonë nga QMK. Po ndihmojnë edhe zjarrfikësit nga Gostivari, Kërçova dhe Shkupi, si dhe ekipe me mjete zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve me përmbajtje kimike.