Kremlini: Rusia nuk do t’i ndërpresë marrëdhëniet me Perëndimin

Rusia nuk ka në plan të “mbyllë dritaren” ndaj Evropës, tha Kremlini.

Marketing

Pavarësisht se marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit arritën në nivele të reja më të ulëta pas pushtimit të Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbënguli: “Ne nuk po planifikojmë të mbyllim asgjë”.

Rusia ka kritikuar vendimin e SHBA-së për të armatosur Ukrainën me sisteme artilerie më të avancuara, duke akuzuar Uashingtonin se “i ka hedhur benzinë ​​zjarrit”, por thotë se kjo nuk do të ndryshojë rrjedhën e luftës.

“Pompimi i armëve (perëndimore) në Ukrainë nuk i ndryshon të gjithë parametrat e operacionit special,”-u tha Peskov gazetarëve në një telefonatë konferencë.

“Qëllimet e saj do të arrihen, por kjo do të sjellë më shumë vuajtje në Ukrainë”.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Ukrainën lindore, ku zyrtarët pranojnë se 80% e qytetit të madh industrial të Severodonetsk tani është në duart e Rusisë.