Mbyllet me paqe derbi Iberik, Ronaldo është “ilaç” për Portugalinë

Derbi iberik mes Spanjës dhe Portugalisë është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1. Spanja pati më shumë raste për të shënuar, megjithatë në fund të dy skuadrat ndanë nga 1 pikë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Marketing

Goli i parë u shënua nga spanjollët në minutën e 25’ nga Morata. Më pas në pjesë të dytë, me ardhjen e Ronaldos nga stoli në minutën e 62’ gjërat ndryshuan. Ricardo Horta ishte autori i golit të barazimit për Portugalinë në minutën e 82’.