Konferenca e 18-të e COSAP, Ademi: BE duhet të zgjerojë procesin integrues

Bashkepunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e ballkanit perëndimorë , respektivisht Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria sa më parë të nisin negociatat me Bashkimin Evropian , Kosova të merr liberalizimine vizave , Sërbia dhe Mali i Zi të vazhdojnë me negociatat për anëtarësim në union ndërsa Bosnja dhe Hercegovina të merr statusin kandidat .
Këto ishin tema dikutimi të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria , Mali i zi , Bosnja Hercegovina , Turqia dhe Maqedonia e Veriut në takimin e të 18-të të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane të vendeve të përfshira në Procesin e që po mbahet në Ohër ,e me të cilin udhëheq kryetari I komisionit për çështje evropiane Arbër Ademi.
Ademi theksoi se bashkimi evropian duhet të zgjerojë procesin integrues. Ai tha se në konferencë është diskutuar edhe për ngjarjet e fundit në Ukrainë, duke qenë se është çështje që ka të bëjë me sigurinë globale. Konferenca e komisioneve për çështje evropiane në Ohër filloi në 3 qershor ndërsa do të mbahet deri më 5 qershor. Ndërsa konferenca e ardhshme pritet të mbahet në Mal të Zi.

Marketing