Shakira konfirmon ndarjen nga Gerard Pique

Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen e tyre. Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Marketing

Në deklaratën e Shakirës thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.’

Çifti ishte së bashku që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin njohur gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj Ëaka Ëaka të Kupës së Botës.

Edhe pse ata nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard sollën në jetë dy djem, Milanin, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, gjatë lidhjes së tyre.

Në një intervistë televizive Pique ka thënë “Më pëlqen si jemi tani. Kemi dy fëmijë, nëntë dhe shtatë, shkojmë mirë si çift. Nuk kemi nevojë të martohemi, jemi mirë”.

Marketing