Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, njoftoi se forcat ruse kryen sulme me raketa në lagjet Dniprovsko dhe Darnitsky të qytetit
Në postimin e tij në Telegram, Klitschko deklaroi se infrastrukturat në rajonet Dniprovsko dhe Darnitsky janë bombarduar nga forcat ruse.
“Nuk ka ende viktima për shkak të sulmeve me raketa në objektet e infrastrukturës. Një person i plagosur është shtruar në spital”, tha kryebashkiaku i Kievit.
Hyrjet e pikave të sulmuara janë mbyllur nga forcat e sigurisë ukrainase.