Vetëm 2 kilometra larg Strumicës shtrihet fshati Banicë. Emri I vjetër I këtij fshati, sipas dokumenteve osmane, ka qenë Shehr Azad që do të thotë “qyteti i shpëtuar”. Në të gjendet Xhamia e rrënuar, raporton KlanMacedonia.
Nuk dihet emri i saktë i kësaj xhamie, por kujdestarja e këtij objektit fetar thotë se quhet Xhamia e Junkarit.
Bazuar në një shënim në dokumentin që është gjetur në këtë objekt fetar, supozohet se ky kompleks i përbërë nga një xhami, teqe dhe tyrbe është ndërtuar 400 vjet më parë nga Mahmut Beu i cili është i varrosur në këtë kompleks, ku ruhen edhe 7 varre tjera.
“Dikur në xhaminë e fshatit Banicë të Strumices, pikërisht ne këtë vend ka qëndruar imami i këti fshati, ndërsa sot nga kjo xhami ka mbetur kjo që po e shihni.
Demir Jashari kishte udhëtuar nga Bogdanci për të vizituar tyrben dhe xhaminë.
”Vertet kjo xhami ë shtë katastrofë, vertet duhet të ndihmohet që të rindertohet kjo xhami, këtu ka vetem një familje myslimanë e cila kujdeset për xhaminë dhe tyrben” – tha Demir Jashar, visitor
Ky objekt fetar i lënë pas dore, me kupola, me një minare gjysmë të rrënuar, e ndërtuar me gurë dhe tulla, me tetë dritare të mbrojtura me parmaqe hekuri, të përpunuara me topuza, sipas historianëve të artit, nuk është karakteristikë e xhamive të ndërtuara në zonat rurale dhe sipas dokumentit të gjetur kjo xhami i përket shekullit XVII.