Rafael Nadal ka fituar sot Roland Garros për herë të 14 në karrierën e tij.
Reketi spanjoll është shprehur shumë i lumtur pas triumfit të tij, dhe ka lënë të hapur mundësinë që të kthehet aty.
“Së pari, Casper, ishte kënaqësi të luaja një finale me ty në Roland Garros. Je i madh. Jam i lumtur për ty dhe familjen tënde. Po bën shumë mirë. Të dëshiroj më të mirat në të ardhmen.
Duhet të vazhdoj me ekipën time dhe familjen time, të gjithë ata që janë aty me mua. Janë gjëra të mrekullueshme këto që po ndodhin këtë vit. Ju falënderoj për këto, sepse pa ju këto nuk do të ishin të mundura. Kemi kaluar kohëra të vështira dhe kam pasur suport të mrekullueshëm nga familja. Faleminderit për gjithçka. Dua të vazhdoj të falënderoj të gjithë që kanë mundësuar këtë event, faleminderit për ata që mundësuan eventin e madh. Është nder të jem këtu, më bëni të ndihem sikur në shtëpi. Për mua personalisht, është e vështirë ta përshkruaj ndjenjën, por duhet. Është diçka që unë, sigurisht, kurrë nuk do ta besoja që të isha përsëri garues, dhe të isha përsëri në finale. Do të thotë shumë për mua. Duhet shumë energji për të vazhduar. Dua të them faleminderit Paris. Nuk e di çfarë ndodh në të ardhmen por do të luftoj për ta bërë të mundur përsëri”, tha Nadal, transmeton lajmi.net.
Rafael Nadal kishte paralajmëruar se kjo mund të ishte hera e tij e fundit në Roland Garros.