Bllokimi i Lavrov, Berisha: Do shkonte në Serbi për Ballkanin e Hapur

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me ndalimin e vendeve të Ballkanit për fluturimin e ministrit të Jashtëm rus Lavrov, cili do të vizitonte Serbinë.

Marketing

Berisha thotë se Lavrov do të shkonte në Serbi për nismën Ballkani i Hapur, duke thënë se në këtë mënyrë, kryeministri Edi Rama është në shërbim të Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç dhe nën influencën ruse.

Berisha ka përshëndetur vendimin e vendeve të Ballaknit që të mos lejojnë që avioni i Lavrov të fluturonte në hapësirat e tyre ajrore.

Postimi i Berishës

Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot Ballkanit te Hapur si projekt rus!

Pas ndalimit qe i beri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit te tij per te fluturuar ne hapsiren ajrore te ketyre vendeve per ne Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte ne Beograd per projektin e Ballkanit te Hapur.

Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kerkon te vendosi Shqiperine vendin anetar te NATOs nen hegjemonine e Serbise dhe influencen direkte te Rusise.

Konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus.

Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur. sb