Drita FC ka njoftuar edhe zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Blend Baftiun.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë, shkruan Gazeta Express.
Bayerni me ofertë të re për Manen, mediumi gjerman zbulon detajet – Gazeta…
Baftiu në katër sezonet e fundit ishte pjesë e Ballkanit, skuadër me të cilën u shpall kampion në Superligë për sezonin 2021/22.
24-vjeçari më herët ka luajtur edhe te Prishtina.
Njoftimi i plotë nga Drita FC (pa ndërhyrje):
“Blend Baftiu bardh e kaltër
FC DRITA dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi.
Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC DRITA.
Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës.
Blend Baftiu ka zhvilluar 121 parqitje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe Pjesë e FC Prishtina”. /Gazeta Express/
Blend Baftiu bardh e kaltër FC DRITA dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi…