A do të ketë zgjedhje në Tetovë? Qeveria: Nuk është diskutuar për këtë çështje

Ende nuk dihet nëse në komunën e Tetovës do të ketë zgjedhje të parakohshme për këshillin komunal. Mos votimi i llogarisë përfundimtare i komunës së Tetovës deri më 31 mars i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme për këshillin komunal, me çka tani duhet që qeveria të vendos nëse kjo komunë të shkojë në zgjedhje. Nga Qeveria për TV21 thonë se kjo çështje ende nuk është në rend të ditës, dhe se kjo çështja është në procedurë qeveritare.

Marketing

“Shkresa nga Komuna e Tetovës i është dorëzuar Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, e cila në procedurë të mëtutjeshme në afatin e përcaktuar ligjor e ka njoftuar gjegjësisht e ka dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë drejtim, duam të konfirmojmë se shkresa është në procedurë qeveritare, por deri më tani në mbledhjet e mbajtura nuk është diskutuar për këtë çështje”- thanë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Еве ја главната заблуда за дијабетесот во Македонија која ги скратува животите!
Pyetëm edhe komunën e Tetovës se deri ku është afati kohor, por deri më tani nuk kemi marr përgjigje. Ditë më parë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se këtë javë pret vendimin e qeverisë.

“Javën tjetër në bazë të fuqisë së ligjit duhet të ketë vendim për këshillin. Qeveria brenda një muaji nga momenti informimit dhe deri më tash nuk kemi ndonjë informatë se cili është vendimi i Qeverisë”- tha Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.

Në seancën e fundit të këshillit komunal, Besa , VMRO edhe Aleanca nuk arritën të sigurojnë shumicën që llogarinë përfundimtare të komunës së Tetovës të fusin në rend të ditës, pasi që nga Lista e pavarur më mirë për Tetovën kërkon llogari edhe sqarim për prerjen e drunjëve në rrugën Strasho Pinxhur.