Hoxhës që i kushtoi darka 36 mijë dollarë!

Për çudi kjo darkë nuk konsiderohet masraf, teprim, por do t’i llogaritet prej veprave të mira deri në Ditën e Kijametit.

Marketing

Kjo darkë ndodhi kur hoxha ishte në Amerikë, mbajti ligjeratën në një qendër Islame, pas ligjeratës, disa pjesmarrës dëshiruan hoxhën ta nderojnë me një darkë, gosti, çdo njëri dëshironte këtë ta bënte!

Hoxha kur e pa që çdo njëri insistonte, atëherë hoxha pyeti:
Kush dëshiron të më gostit prej juve?
Numri i interesuarve ishte 36 veta!

Pyetja e radhës e hoxhës ishte:
Sa mendoni që të harxhoni për këtë darkë?
Çdo njëri prej tyre tha nga 1000 dollarë!

Hoxha dha këtë propozim:
Ju lutem mi jepni çdo njëri nga ju nga 1000 dollarë, të gjithë ia dhanë dhe tuboi aty për aty 36000 dollarë. Kurse këto para hoxha ia dhuroi qendrës Islame ku mbajti ligjeratën.

Nga ky veprim hoxha u bë i famshëm me darkën më të shtrenjtë, që i kushtoi 36000 dollarë.

Ky hoxhë quhet Muhamed Saf’fvet Nuruddin.

Përktheu: Ulvi Fejzullahu