Fjalët e folura nga Matthijs de Ligt që nga grumbullimi i Holandës, në mënyrë të pashmangshme ngritën një kambanë alarmi te Juventusi, me mbrojtësin që u identifikua nga klubi dhe mbi të gjitha nga trajneri Massimiliano Allegri si lideri i ri dhe i ardhshëm jo vetëm në mbrojtje.
Pas shpërthimit të lojtarit, lexojmë në Gazzetta dello Sport, përveç dyshimeve të mundshme për projektin afatgjatë me Juventusin, do të kishte edhe presion e për rrjedhojë edhe tundimin e Manchester United.
Djajtë e Kuq, me Chelsean, janë ndoshta skuadra më e interesuar në Premier League dhe fakti që mentori i tij Ten Hag sapo ka ardhur në pankinë mund të mos jetë një rastësi. Ndërsa presim të kuptojmë se si do të evoluojë negociata e rinovimit, ndoshta me një ulje të klauzolës, sirenat nga Old Trafford mbeten ende për t’u marrë në konsideratë.
Çfarë tha De Ligt? “Kur të vijë momenti i duhur do nis të mendojë nëse do të rinovojë me Juventusin apo do të mendojë për një aventurë të re. Dy kampionatet e fundit i kemi mbyllur në vendin e katërt dhe nuk është aspak një sinjal pozitiv. Unë shikoj gjithnjë më të mirën për veten time dhe jam në kërkim të projektit të duhur sportiv.
Personalisht, mendoj se sezoni i fundit ka qenë ndër më të mirët për mua në aspektin e minutave që kam luajtur. Kam treguar që pavarësisht dëmtimeve te Bonuccit dhe Chiellinit kam qenë i aftë të marr përsipër përgjegjësitë në mbrojtje, mendoj se ka shkuar mirë dhe se tashmë kam hedhur një hap më shumë në karrierë”, u shpreh De Ligt.
Kontrata e holandezit me Juventus është e vlefshme deri në vitin 2024 ndërsa 22-vjeçari është prej kohësh në fokusin e Barcelonës që e kërkon prej kohësh kur De Ligt ishte ende pjesë e Ajax.