Dje në rrjete sociale u publikua një video ku tregon momentin kur Noizy shihet duke goditur me grusht fenomenin e rrjeteve sociale, i njohur si Cllevio.
Shkak i kësaj videoje të dy artistët u vendosën në qendër të mediave rozë dhe publikut, shkruan lajmi.net
Pati reagime të shumta pas publikimit të videos ku edhe vet rep-artisti Noizy reagoi dje përmes një video.
“Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han– ka thënë i moçmi. Leje të ec në rrugë të vet”, tha ai.
Ndërsa sot reperi reagoi sërish përmes një InstaStory.
“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, ishte mbishkrimi i Noizyt.
Ndryshe kujtojmë që arsyeja e kësaj përleshje besohet të jetë provokimet në rrjetet sociale.